Çfarë do t’i thoshte të birit pas 20 vitesh? Si përgjigjet Dojna Mema

schedule22:52 - 19 Tetor, 2022

schedule 22:52 - 19 Tetor, 2022

Dojna Mema ka folur së fundmi për djalin e saj që solli në jetë dy muaj më parë. Moderatorja dhe Vlashent Sata mirëpritën në jetë vogëlushin që e pagëzuan me emrin Nolan Sol. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Dojna tregoi gjithçka rreth eksperiencës së saj gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes së djalit.

Ndërkohë, Dojna iu përgjigj dhe pyetjes se çfarë do t’i thoshte të birit kur ai të bëjë 20 vjeç. Është një pyetje që vetë moderatorja ia ka bërë të ftuarve të saj. “Kur ia bëra pyetje të ftuarve mendoja se do ta kishin përgjigjen direkt sepse më dukej shumë e thjeshtë.”, u shpreh Dojna.

“Nolan Sol, ti je 20 vjeç mami. Jam gjithmonë krah teje për të gjitha zgjedhjet që ke bërë deri tani dhe për të gjitha që do të bësh në të ardhmen. Uroj që të vazhdosh të jesh i lirë, të udhëtosh shumë dhe të bësh mirë. Nëse nuk të pëlqen emri, ta ka vendosur babi”, përfundoi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!