Çfarë do të thotë rritja e së djathtës ekstreme për ekonominë europiane?

schedule10:28 - 11 Qershor, 2024

schedule 10:28 - 11 Qershor, 2024

Fituesi i zgjedhjeve europiane ishte e djathta ekstreme, por vetëm pjesërisht. Parashikimi ogurzi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) se dy partitë europiane të ekstremit të djathtë do të përbëjnë kolektivisht 1/4 e vendeve në përbërjen e re të Parlamentit Europian, u hodh poshtë.

Sipas The Guardian, ky ishte një nga sondazhet më të spikatura parazgjedhore, i cili mori parasysh ngritjen e së djathtës ekstreme si në zgjedhjet e mëparshme europiane të 2014-ës dhe 2019-ës.

Sipas rezultateve të fundit,Konservatorët dhe Reformistët Europianë (ECR) të kryeministres italiane Giorgia Meloni fituan 4 vende të tjera, duke e çuar numrin e tyre të eurodeputetëve në 73 dhe përqindjen e tyre në 10.14%.

Grupi Identiteti dhe Demokracia (I&D) i lideres franceze të “Tubimit Kombëtar” Marine Le Pen pati një rritje edhe më të madhe në 58 nga 49 vende, me rreth 8%.

Edhe nëse “forcat dominuese të qendrës pro-europiane” kanë fituar shumicën tashmë në Parlamentin Europian, presioni nga e djathta ekstreme po rritet.

Me përjashtim të faktit se shumica e Partisë Popullore Europiane e qendrës së djathtë, Partisë Social Demokrate (S&D), Reneë Europe dhe të Gjelbërit, të cilët së bashku mbledhin 63%, nuk mund të konsiderohet thjesht centriste.

Sidomos kur EPP mban kanale të hapura komunikimi me ECR-në dhe presidentja e Komisionit në largim Ursula von der Leyen ka gëzuar në të kaluarën mbështetjen e Georgia Meloni.

Tani, sigurisht, Meloni, e dehur nga fitorja e saj gjithëpërfshirëse në Itali, ku “Frattelli D’Italia” doli si forca e parë me mbi 28% (krahasuar me 6.4% në zgjedhjet e mëparshme evropiane dhe 26% në zgjedhjet kombëtare), tha se është shumë herët për të vendosur nëse do ta mbështesë von der Leyen në një mandat të dytë.

Nëse qëndrimi i përbashkët për emigracionin, mbështetja për familjen tradicionale, theksi i autonomisë së shteteve anëtare mbi integrimin europian, madje edhe vënia në pikëpyetje e disa aspekteve të Marrëveshjes së Gjelbër, bashkon partitë e ekstremit të djathtë, nuk është e njëjta gjë, domosdoshmërish rasti me pozicionet e tyre financiare.

Siç vëren Philip Rathgeb, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Edinburgut, një nga ndarjet e brendshme brenda partive të ekstremit të djathtë është opozita Veri-Jug:

“Partitë e ekstremit të djathtë europian janë të bashkuara në përpjekjet e tyre për të forcuar ekonominë vendase dhe për të rivendosur sovranitetin ekonomik kombëtar të secilit vend.

Por është pikërisht kjo perspektivë nacionaliste që krijon ndarje mes tyre.  Në vendet më të prekura nga efektet ekonomike të multikrizës europiane, kërkesa për një politikë fiskale më të relaksuar dhe për emetimin e eurobonove të përbashkëta për borxhin mund të jetë mjet për rivendosjen e sovranitetit ekonomik”, tha ai.

Ndarja Veri-Jug

Në artikullin e tij në revistën shkencore Intereconomics (Review of European Economic Policies), ai sjell shembullin e vendeve gjermanishtfolëse, ku partitë e ekstremit të djathtë kanë refuzuar emetimin e një eurobondi të përbashkët për borxhin.

Ndërsa refuzuan respektivisht kompensimet buxhetore për shtetet anëtare të prekura nga efektet e pandemisë Covid-19.

Nga ana tjetër, partitë e ekstremit të djathtë në Europën Jugore, veçanërisht në Francë, nuk e konsiderojnë borxhin publik si ndërhyrje të jashtme në sovranitetin kombëtar, por rregullat strikte fiskale të vendosura nga BE-ja.

Në këtë këndvështrim mund të themi se vendimi i Marine Le Pen për t’i dhënë një “karton të kuq” Alternativës për Gjermaninë nga koalicioni i ekstremit të djathtë “Identitet dhe Demokraci” nuk është vetëm për shkak të reflekseve të saj të ndjera “antifashiste”, pas zbulimit se z yrtarët e AfD-së morën pjesë në një konferencë me neo-nazistët.

Pas konflikteve ideologjike, nga njëra anë e djathta ekstreme mbron të drejtat ekonomike të vendeveme koncepte tradicionale-konservatore, duke paraqitur si armiq ndonjëherë emigrantët dhe të ashtuquajturin rrezik të “islamizimit” (siç bëjnë Le Pen dhe Geert Ëilders), ndonjëherë burokracinë e Brukselit, apo edhe marrëveshjen për klimën e gjelbër.

Nga ana tjetër, ato u shërbejnë interesave të elitave ekonomike të çdo vendi, të cilat jo gjithmonë janë të njejta me njëra-tjetrën.

Por nëse shpresa kryesore e partive demokratike-pro-europiane për të ruajtur primatin e tyre janë grindjet e brendshme të ekstremit të djathtë, kjo nuk është vetëm një shenjë e mire, jo për Evropën, por as për demokracinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!