New York Times raportoi se një grua “humbi syrin” pasi teshtiu në 1882. Pretendimet që të humbasësh syrin nga teshtima janë pothuajse të rrema. Jo se teshtitjet nuk mund të jenë të forta por kjo thjeshtë nuk është e mjaftueshme për të shkaktuar dëme të kaq të mëdha.
“Presioni i lëshuar nga teshtima nuk ka gjasa të shkaktojë presion aq të lartë sa të humbasësh syrin edhe nëse sytë tuaj janë të hapur,” tha Dr. David Huston.
Është e vështirë por e mundur që të mbash sytë hapur gjatë teshtitjes. Në fakt, disa njerëz thjeshtë mbajnë sytë hapur natyrshëm.
Më e keqja që mund të ndodhë?
Nëse ndodh të keni një teshtitje veçanërisht të ashpër mund të ketë një plasaritje të një enë të vogël gjaku, duke i lënë sytë tuaj të duken të kuq dhe të përgjakur./abcnews.al