Çfarë do të ndodhë? Bardhi: Deputetët krah Berishës duan të krijojnë trazira

schedule20:05 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 20:05 - 10 Dhjetor, 2021

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nesër mbahet një tubim nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dhe jo Kuvend Kombëtar. Bardhi ka theksuar se nesër deputetë që janë rreshtuar krah Berishës kanë për qëllim të krijojnë rrëmujë.

“Një pakicë e caktuar ka për qëllim të bëjë rrëmujë. Bëhet fjalë për kolegë të mitë në PD. Me në krye deputetët që janë rreshtuar. Zonjën që akuzoi se i kishim përmendur emrin e kishte telefonuar zonja Vokshi. E kishte marrë në telefon. Se e ruajta bisedën dhe i thash që nuk e kam përmendur emrin. Rrëmuja do mbarojë. Nuk i kam dëgjuar mbështetësit e Berishës. Nuk kam qenë kurioz.“ tha Bardhi.

Ndërkohë i pyetur nëse Kuvendi i mbledhur nga Berisha mund të shkarkojë Bashën, Bardhi e ka mohuar kategorikisht këtë gjë.

“Zero shanse për të shkarkuar Bashën. Kryetari I Partisë. Ose ¼ e kuvendit kombëtare ose ¼ e anëtarëve të Partisë. Ose me vendim të Partisë ose me Vendim të Këshillit Kombëtar. Neser kush e ka thirru? Kush janë ? Kush i ka verifikuar?” tha Bardhi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!