Çfarë do të bëjë PS-ja me Lelin? Gjiknuri: Na braktisi, nuk harxhoj minutat

schedule20:20 - 30 Shtator, 2021

schedule 20:20 - 30 Shtator, 2021

Në muajin mars të këtij viti, para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u përjashtua nga Partia Socialiste pasi refuzoi të japë dorëheqjen për t’u kandiduar si deputet.

Shigjetimet nga socialistët vijuan para dhe pas zgjedhjeve me akuza kundër tij për drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar, por cfarë do të bëjë tani PS me Lelin? I ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC”, ish-drejtuesi politik i socialistëve në Vlorë, Damian Gjiknuri u shpreh se kjo është një cështje e mbyllur.

Kjo është një temë e ezauruar, ka humbur interesin e publikut. Nuk jam drejtues politik i Vlorës. Leli zgjodhi vetë të braktisë garën e PS-së, për zgjedhje shumë të rëndësishme, zgjodhi rrugën e tij, karrierën e tij, mua nuk më intereson të harxhoj minutat” tha sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!