Çfarë dinte Google për koronavirusin, para pandemisë?

schedule10:14 - 27 Shkurt, 2021

schedule 10:14 - 27 Shkurt, 2021

Nga JV Chamary – Forbes

Koronavirusi u gdhend në kulturën popullore pasi virusi SARS-CoV-2,u përhap në të gjithë botën në 2020.

Por a ishte i njohur koronavirusi para pandemisë Covid-19?

Një mënyrë për të vlerësuar popullaritetin e fjalës është të kërkoni në Google. Më konkretisht ju mund të përdorni Ngram Viewer, një mjet që tregon grafikisht sesa shpesh një fjalë shfaqet në materialin e botuar nga 1800-2019. Mjeti kontrollon organin e literaturës që Google ka skanuar dhe arkivuar, i cili përfshin 8 milionë libra, informon abcnews.al.

Grafikët më poshtë tregojnë rezultatet për “koronavirusin (et)” dhe dy termat shoqërues. Për krahasim, unë gjithashtu kërkova edhe për ‘COVID’,  një sëmundje që nuk ekzistonte para vitit 2019, dhe ‘SARS’, e cila mund t’i referohet si sëmundjes ashtu edhe virusit që e shkakton atë, që tani quhet SARS-CoV-1.

Ka dy data të rëndësishme për t’u theksuar në kronologjinë.

Shpërthimi i SARS: 2003

Fjalët “koronavirus” dhe “koronaviruse” filluan të bëhen shumë më të përhapura në bazën e të dhënave të Google në 2002, gjë që korrespondon me një rritje të papritur të shfaqjes së “SARS”. Ashtu siç pritej, “COVID” nuk shfaqet fare.

Google Ngram tregon frekuencën e fjalëve me kalimin e kohës për termat e kërkimit të lidhur me koronavirusin 

“SARS” arriti kulmin në vitin 2003, që përkon me shpërthimin nga 2002-2004. Pas një rënie të qëndrueshme, pati një rritje të lehtë të interesit rreth vitit 2013, që besohet se lidhet me 10 vjetorit të shpërthimit, informon abcnews.al.

Zbulimi i koronavirusit: 1965

Në vitin 1960, virologu britanik David Tyrrell izoloi një mikrob të panjohur që shkakton ftohjen e zakonshme, të quajtur B814, të cilën ai e ka përshkruar në British Medical Journal, në 1965.

Tyrrell i dërgoi një mostër virologes skoceze June Almeida, e cila në 1967 identifikoi grimcat e virusit nën mikroskop, duke zbuluar koronavirusin e parë që infekton njerëzit.

Tyrrell, Almeida dhe gjashtë virologë të tjerë kanë shkruar te Nature, në 1968 për viruset me një skaj të projeksioneve, tani e njohur si një kurorë me proteina me thumba, që i ngjajnë kurorës së diellit dhe sugjeruan që t’i quanin “koronaviruse”, informon abcnews.al.

Google Ngram tregon frekuencën e fjalëve me kalimin e kohës për termat e kërkimit të lidhur me koronavirusin

Google Ngram ka disa defekte dhe studiuesit duhet të kenë kujdes nga ajo çfarë besojnë. Por, edhe pse nuk i interpretoni me detaje rezultatet, mjeti ofron një masë të përafërt të ndryshimeve kulturore përmes frekuencës së përdorimit të fjalëve.

Bazuar në grafikët, përfundimi im i papritur është se bota kishte humbur interesin për koronavirusin deri në vitin 2019, kur u desh një pandemi globale./Përshtati nga Forbes, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!