“Çfarë dhimbje, Bajerni na tronditi”, Pique më i ashpër: Turp, prekëm fundin

schedule23:36 - 14 Gusht, 2020

schedule 23:36 - 14 Gusht, 2020

Trishtim dhe dhimbje e madhe te Barcelona. Një humbje 8-2 është e vështirë të harrohet kur ndodh në miqësorë, jo më në një çerekfinale Champions League. Trajneri Quique Setien dhe Gerard Pique morën guximin të flisnin pas këtij takimi, duke shprehur zhgënjimin e madh.

Ishte një humbje jashtëzakonisht e dhimbshme. Skuadra u trondit krejtësisht, Bajerni tejkaloi çdo parashikim. E ardhmja ime në stol? Është herët për të folur në lidhje me vazhdimësinë time te Barcelona, s’e kam unë në dorë“, deklaroi trajneri i ekipit katalanas.

Më i drejtpërdrejtë dhe i ashpër ishte Pique. Mbrojtësi me eksperiencë, nuk fshihet dhe deklaron se klubi spanjoll kanë prekur fundin me këtë disfatë dhe duhen bërë shumë ndryshime, në të gjithë strukturat.

Lojë e tmerrshme, ndjesi e tmerrshme… dhe e turpshme. Klubi ka nevojë për ndryshime, nuk po flas vetëm për trajnerin dhe lojtarët. Kjo Barcelonë ka nevojë për një ndryshim total në struktura“, theksoi 33-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!