Gazetari investigativ Artan Hoxha,. Ka treguar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se çfarë ndodhi në Belgjikë, ku ai ishte thirrur si dëshmitar nga prokuroria belge.
Hoxha tha se ai ishte atje për të folur për “Toyota Auris” të kapur në vitin 2018-të, ku u kapën 3.4 milionë euro.
Si theksoi se hetimet belge nuk ishin shtrirë në fushën politike ashtu siç flitet në Shqipëri, por për atë kriminale.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Çfarë deponuar në prokurorinë belge?
Hoxha: Sigurisht që çështja në Belgjikë është bërë e famshme për Toyota Yaris, edhe pse është auris. Kanë qenë dy makina, se kanë qenë 3.4 milionë euro, edhe pse prokuroria jonë e mbylli çështjen vetëm për mos deklarim të hollash, gjë që ua bënë vetëm nënave të emigrantëve. Gjithsesi ky është hetim që prokuroria belge e ka nisur që në vitin 2018-0të,m është një hetim që ka zgjatur. Në Belgjikë unë isha i fundit si dëshmitar. Ka qenë seancë që zgjati diku te 4 orë, sigurisht që çështja do dalë në gjykim në qershor të këtij viti, aty do njihemi edhe me objektivin e tetë. Janë kapur dy shtetas shqiptarë, njëri është kapur në Maqedoninë e Veriut dhe tjetri në Malin e zi dhe të ekstraduar në Belgjikë. Sigurisht që për pjesën time donin të dinin mbi informacionet e mia. Mesa duket zyra policore që ata kanë në Tiranë nuk e merr rrogën kot, ata kishin zbardhur të gjitha deklaratat. Ishin deklarata të bëra në Kuvend, nga ish-kryeministri, kryeministri, nga ato ata kishin ngritur pyetje. Ata kërkonin shumë më tepër nga ajo çfarë është folur, por është pjesë e atyre deklarimeve që unë kam folur dhe firmosur me shkrim. Unë e shfrytëzova këtë pjesën e mbrojtjes së burimit, se u paraqita si gazetar atje.
Xhafo: Pse në Shqipëri e kërkojnë informacionin?
Hoxha: Jo nuk është kështu sepse e kam të freskët, sepse tetë procedimet e vjetme i kisha vetëm pse kish publikuar foto me kanabis. Ata ishin shumë detajist, i kishin hyrë kësaj histori me themele. Pavarësisht zhurmës politike, ata po hetojnë aferën kriminale.
Xhafo: Balla dhe Basha janë vetëm për konsum politik?
Hoxha: Deklarata e tyre publike i kanë zbardhur, por ata ishin fokusuar tek çështja konkrete. U kishte bërë përshtypje se si personazhe të këtij niveli bënin deklarata të tilla. Por u thashë se jemi në Shqipëri. Por pjesa tjetër thashë që do të jetë pjesë e sekretit hetimor, në qershor do mësojmë element të rinj. Por ajo që është e qartë është se ne në Shqipëri nuk jemi marrë me ata që i kanë paratë, por me ata që i transportonin, ndërkohë belgët interesoheshin përtej, ata ishin të qartë se kishin kapur vetëm transportuesit, donin të shkonin edhe më tej. Ata donin të dinin se për çafër i përdornin grupet kriminale këto para këtu.
Xhafo: Kishte noj perceptim të ekzagjeruar, a ishte i tillë realiteti në Belgjikë që kriminaliteti shqiptar mund të jetë një problem për ta, mund të pengojë edhe procesin e hapjes së negociatave?
Hoxha: Sigurisht që ata kishin objeksionet e veta me autoritete shqiptare, por ende ishin larg rezultateve, ata kishin vetëm një fotografi në këto momente, kriminaliteti shqiptar përbënte problem se ishin kryer vrasje. Pra ne po shkaktonim probleme atje, por ata ishin të qartë, ata e quanin këtë gjë si një rritje të aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar, kërkonin elementë se deri ku ishte e përfshirë politika shqiptare, deri ku ishte mundësia për t’i luftuar. Dhe e fundit që dua të them ishte fakti se ata tashmë ishin të qartë dhe kishin krijuar grupe pune të posaçme që çdo muaj vijnë në Shqipëri dhe bëjnë hetime. Ata kishin ngritur grupe pune që merren me kriminalitetin shqiptar. Ata ishin të detyruar të mësonin shqipen, oficerët federalë flisnin shqipen dhe merreshin me detaje, dhe kishin shumë të arrestuar shqiptarë të cilët i cilësonin si xhevahirë, ku njëri prej tyre doli dhe ke operacioni i fundit.
/T.H/Abcnews.al/