Albi Dokës iu deshën 6 minuta për të gjetur golin që në debutim me Gorica. Mbrojtësi i djathtë u largua në fund të sezonit nga Tirana dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën tek ekipi kroat.
Gorica e nisi mbarë sezonin e ri, duke fituar 1-5 në ndeshjen e parë në fushën e Varazdin. Doka u fut në fushë në minutën e 83-të dhe gjashtë minuta më pas gjeti rrugën e rrjetës.
23-vjeçari shënoi golin e tretë për skuadrën e tij një minutë para fundit, teksa Gorica kompletoi triumfin me “manita”, duke realizuar edhe dy gola të tjerë në minutat shtesë.
Debutim magjik për mbrojtësin anësor, i cili e nis në mënyrë perfekte aventurën e re dhe bën një prezantim super përpara tifozëve të rinj. /abcnews.al