Sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë për Robert Lewandovskin. Sulmuesi i Bayern Munchen shënoi një trigolësh në fitoren e fundit të Polonisë kundër Letonisë në transfertë. 31-vjeçari u ngjit në kuotën e 60 golave të shënuar me kombëtaren e tij, që kryeson Grupin G me 16 pikë.
Deri në këtë pikë të sezonit ka arritur të shënojë 18 gola mes Bayernit dhe Polonisë, duke arritur të marrë elozhe nga një emer i madh si Miroslav Klose. Ish-sulmuesi i kombëtares gjermane nuk i kursen fjalët e mira për Levën gjatë prononcimit të tij për Sport Bild.
“Ai është 10 herë më i mirë sesa isha unë. Lewandovski ka të njëjtin stil loje me timin, por është 10 herë më i mirë sesa unë. Është një sulmues i kompletuar, gjuan fort me të dyja këmbët dhe është i fortë brenda zonës“, përfundon golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve. /abcnews.al