Mbreti Karli III ka një konsideratë të veçantë për nusen e tij, Princeshën Kate, të cilën ai e respekton si person dhe e admiron për mënyrën se si ajo qëndron prej vitesh në krah të djalit të tij Princit Ëilliam. Kate u martua me Ëilliam në vitin 2011 dhe së bashku kanë tre fëmijë , Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.
Ajo është një nënë e përkushtuar dhe si një anëtare e lartë e familjes mbretërore britanike shumë punëtore. E keni pyetur veten se çfarë po bënte ajo para se të binte në dashuri me Princin Ëilliam? Fillimisht ajo punoi për shoqërinë e prindërve të saj, Carole dhe Michael Middleton dhe organizimin e eventeve si festa. Më pas ajo filloi të punonte për markën britanike të veshjeve Jigsaw dhe ishte përgjegjëse për blerjen e aksesorëve. Megjithatë, në vitin 2006 ajo u detyrua të linte punën kur filloi të tërhiqte gjithë vëmendjen si shoqëruese e mbretit të ardhshëm./abcnews.al

