“CEZ”, Balla: Prokuroria nuk hetoi

schedule17:53 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 17:53 - 11 Dhjetor, 2017

Gjykata e Tiranës zhilloi seancën e radhës të padisë së Kuvendit të Republikës dhe juristit Romeo Kara kundër vendimit të prokurorisë që pushoi hetimin e dosjes “CEZ”. Deputeti Taulant Balla, ish-drejtues i Komisionit Hetimor Parlamentar CEZ, tha se prokuroria nuk mori parasysh provat e siguruara nga ky komision.

Prej disa javësh Gjykata e Tiranës po shqyrton ankimin e bërë nga Kuvendi i Republikës kundër vendimit të prokurorisë së kryeqytetit për pushimin e hetimit të dosjes “CEZ”. Në përfundim të seancës së radhës, ish-kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për për çështjen “CEZ”, deputeti Taulan Balla, hodhi akuza të rënda drejt Prokurorisë, që sipas tij në vetëm 10 ditë vlerësoi 5401 faqe material kallëzues.

“Kush janë këta prokurorë të cilët guxojnë që një kallëzim të bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, të bërë përmes një raporti të miratuar me shumicë nga kuvendi, as nuk e marrin në konsieratë, por për dhjetë ditë merr vendimin që këtë hetim ta mbylli. Kush janë këta prokurorë për 414 milionë euro dëm të shkaktuar shtetit shqiptar për 10 ditë vendosin që të mos bëjnë asnjë hetim. Kush janë këta prokurorë që ditën për Diell, një person që rezulton të ketë bërë sekserin e kompanisë CEZ në Shqipëri dhe që ditën për Diell ka marrë 6.8 milionë euro nga CEZ si ndërmjetës me funksionarë të shtetit të lartë shqiptare, e provuar kjo me emaile me fotografi, me video nuk marrin përsipër të thirrin njëherë të vetme këtë person për të marrë deklarimet”.

Balla konsideroi skandaloz faktin që prokuroria pranon se shtetasit Nik Kalaj i janë kaluar 6.8 milionë euro nga CEZ, por se nuk rezulton që ai t’i ketë dërguar ato tek zyrtarë të lartë të shtetit.

“Prokurorë që janë ende shqetësim edhe për pak kohë për mënyrën si duhet të funksionojë sistemi i hetimit dhe më pas sistemi i drejtësisë”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe jursiti Romeo Kara. Sipas tij, prokuroria nuk ka dashur të hetojë ccështjen “CEZ”.

“Prokurorja nuk ka dashur të konstatojë se ka dëme minimumi mbi 140 milionë dollarë të ardhur nga vendimet e qeverisë dhe te ERE-s në mëyrë të jashtëligjshme.
Për mua prokurorja nuk e ka lexuar dosjen. Ka marrë një porosi politike për t’i shërbyer atyre që kanë në dorë prokurorinë sot”.

Prokuroria e Tiranës vendosi të pushojë procedimin penal të çështjes “CEZ”, i nisur pas një kallëzimi të kuvendit të Republikës dhe një tjetri paralel nga juristi Romeo Kara, në 29 shtator 2017./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!