“Çështjes së Berishës, do t’i shkohet deri në fund”/ Avokati: Rikthimi i amerikanëve rikonfirmoi mbështetjen ndaj SPAK

schedule23:53 - 8 Prill, 2025

schedule 23:53 - 8 Prill, 2025

“Berisha është braktisur edhe nga Europa, edhe nga SHBA edhe nga Britania e Madhe”, kështu u shpreh avokati Romeo Kara gjatë një interviste të zhvilluar në “Ora e Fundit” në ABC News.

Po ashtu ai u shpreh se rikthimi i amerikanëve rikonfirmoi mbështetjen ndaj SPAK.

“Besoj që justifikimet që bën janë mjerane. Departamenti i Shtetit, përveçse në muajin janar tani ka edhe një raport tjetër në mars ku e thekson me të madhe rrezikun e tij. Dihet zullumi që i ka bërë Shqipërisë dhe ka çuar në pikën që shqiptarët të jetojnë jashtë dhe jo në Shqipëri. Ne Berishën duhet ta shohim për atë që ka qenë dhe është dhe jo për atë që kërkon ai ta paraqesë veten”, tha ai.

Po ashtu nënvizoi: “Do të kemi dy apo tre takime në Uashington dhe besoj do ofrojmë një pamje realiste. Kam bindjen që qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë nuk do të ndryshojë. Dhe besoj se çështjes së Berishës do t’i shkohet deri në fund dhe shumë shpejt, nuk do ngelet pa marrë atë që meriton”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!