Çështja Tahiri përplas mazhorancën dhe opozitën

schedule18:04 - 7 Nëntor, 2017

schedule 18:04 - 7 Nëntor, 2017

Çështja Tahiri ka përpalsur mazhorancën dhe opozitën në Komsionin Parlamentar të Edukimit dhe Medias. Mbledhja e thirrur për projektbuxhetin për arsimin është kthyer në një seancë me debate për situatën e krimit dhe drogës në vend.

Abstenimi i mazhorancës për një propozim të opozitës jashtë rendit të ditës ndryshoi temën e debatit në mbledhjen e Komsionit Parlamentar te Edukimit dhe Medias ku ishte thirrur ministrja Lindita Nikolla.

Nga projektbuxheti i vitit që vjen për Ministrinë e Arsimit, Sporitit dhe Rinisë në çështjen Tahiri, droga dhe krimi në vend.

Mazhoranca deklaratat e opozitës i lexoi si tentativë për tu shmangur nga diskutimet për projekt buxhetin me urdhër politik.

Tonet mes palëve nuk u zbutën as kur u disktua për tekstet falas për nxënësit e arsimit bazë. Një nismë për thelbin e të cilës mazhoranca dhe opozita janë dakord.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur më herët Kuvendit amendamentet që tekstet shkollore të shpërndahen falas për nxënësit në arsimin nëntëvjeçar dhe ato nga Diaspora.

Në projekt buxhetin e vitit që vjen, sipas ministres së Arsimit është parashikuar që tekstet ti marrin pa pagesë nxënësit nga klasa e parë në të katërt.

Për Arsimin Rininë dhe Sportin, vitin që vjen do të lëvrohen rreth 38 miliardë e 374 milionë lekë rreth, 10.5% më shumë se vitin e shkuar, deklaroi ministrja Nikolla./abcnews.al

https://youtu.be/wKHVUBlthYk