Ashtu siç dhe pritej, këtë të hënë, drejtuesit e “zikaltërve” të Inter, më konkretisht drejtori sportiv, Beppe Marotta do të takohet me drejtuesit e Udinese, për të mbyllur transferimin e talentit serb të mesfushës, Lazar Samadzic.
Tashmë marrëveshja dihet, 25 milionë euro bazë plus kartonin e mesfushorit 20-vjeçar, Giovanni Fabbian, i vlerësuar në 10 milionë euro, mirëpo duket se “zikaltërit” janë duke menduar dhe për të ardhmen.
Drejtuesit e Inter janë dijeni të potencialit të madh të Fabbian ka e për këtë arsye “zikaltërit” mund të shtojnë në kontratë, një klauzolë, e cila i lejon atyre riblerjen e Fabbian, në rast të një “shpërthimi” të tij, në elitën e futbollit italian. /i.m /abcnews.al