Mijëra qytetarë amerikanë dolën në rrugët e mbi 900 qyteteve të SHBA-ve në mbrojtje të mandatit të prokurorit special që heton për çështjen Russiagate. Këto manifestime erdhën në mbështetje të Mueller, pasi ka dyshime se ministri i ri i drejtësisë mund ta shkarkojë.
Lëvizjet e fundit në administratën amerikane krijuan dyshimet dhe frikë tek qytetarët e SHBA-ve se mund të pengojnë drejtësinë. Për këtë mijëra persona dolën në rrugë në mbi 900 qytete amerikane për të pohuar se hetimi për çështjen “Russiagate” i prokurorit special Robert Mueller do të mbrohet. Manifestimi erdhi pas shkarkimit të ministrit të drejtësisë Jeff Sessions nga Presidenti Donald Trump. “Save Mueller”, ose “Shpëtoni Mueller”, janë thirrjet e disa protestuesve në Uashington pasi hetimi i bashkëpunimit të dyshuar midis fushatës së Trump dhe Kremlinit gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s, i është besuar ministrit të ri të përkohshëm besnik të Trump, Mattheë Whitaker.
Ish shefi i stafit të Sessionit ka qenë gjithmonë armiqësor ndaj hetimit të Muellerit për të cilin ai mund të mohojë fondet ose dritën e gjelbër për të thirrur zyrtarë për të dëshmuar. Ndërkohë, inteligjenca amerikane ka pohuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të 2016-s. Megjithatë presidenti Trump dhe Kremlini i qëndrojnë versionit se Moska nuk ka tentuar të përzihet me presidencialet, të cilat u fituan nga republikanët./abcnews.al