Pas një barazimi, 2 me 2, në transfertën e Mallorca, “katalanasit” e Barcelona do të përballen në fushën e blertë, të premten mbrëma, me “andaluzianët” e Sevilla, për të çelur, javën e 8-të e Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Në konferencën për shtyp, në prag të kësaj sfide, i pranishëm ishte dhe tekniku Xavi, i cili përveç përballjes së nesërme foli dhe çështjen “Negreira”, ku theksoi se Barça nuk është ndihmuar kurrë nga arbitrat.
“Nuk e kam pasur kurrë ndjesinë se arbitrat favorizojnë Barcelonën, kurrë. Kam shumë punë me ekipin dhe nuk dua të merrem me këtë çështje tani. Na duhet që në ndeshjen me Sevillan të jemi më të përqëndruar dhe të mos përsërisim gabimet në fazën defensive. Jemi përmirësuar në sulm, por duhet të rikthehemi te performancat e sezonit të kaluar sa i takon mbrojtjes. /i.m /abcnews.al