“Çështja më 11 maj nuk është punë partish”, Rama: Çfarë ka bërë Shqipëria në këto vite nuk janë bërë asnjëherë

schedule09:12 - 18 Mars, 2025

schedule 09:12 - 18 Mars, 2025

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se shumë qytetarë janë kthyer nga jashtë, falë krijimit të mundësive të reja në vendin tonë.

“Ka plot shqiptarë që kthehen. Mbi 250 mije legalizime janë bërë, për këtë s’keni çfarë të thoni. Gjobat në Shqipëri i merr kush shkel ligjin. Mos kërko që në Shqipëri te funksionojë ndryshe si jashtë”,  tha ai.

Më tej kryeministri pohoi se çështja e 11 majit nuk është punë partish, por punë e interesit kombëtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimit Evropian.

“Unë besoj qe çfarë ka bërë Shqipëria në këto vite nuk janë bërë asnjëherë. Të ardhurat për frymë janë trefishuar. A kanë punuar të gjithë qeveritarët njësoj? Pse deri dje ata që bënin detyrën e lanë Shqipërinë, ashtu si e lanë? Por disa mbyllin dritaret dhe lënë protestuesit të bëjnë qejfin e tyre, ca hapin dritaret dhe gjuajnë me automatik. Mos t’ju gënjejë mendja që me bufin e kënetës keni një shans. Ishte koha pa ujë pa drita, pa punë. Sot Kavaja u bë qytet falë nesh. Votuan ne Kavajë dhe në fund e hëngri bufi kandidatin. Mbajeni s’ka problem, por unë them që kjo punë nuk është kështu. Çështja në 11 maj nuk është punë partish”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!