Çështja kombëtare e shqiptarëve, Abazi: Një projekt çlirimi, mbase jemi të dobët sepse nuk jemi të bashkuar

schedule20:53 - 27 Maj, 2021

schedule 20:53 - 27 Maj, 2021

Këtë javë në përballë “Refleksione” në ABC u gjend kandidati i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi. Ndër të tjera, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri komentoi edhe çështjen e bashkimit kombëtar.

Abazi theksoi se projekti kombëtar i Shqipërisë nuk është një projekt hegjemonist, përkundrazi. Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt anti-kolonial, çlirimtar që nuk është kundër të tjerëve por synon çlirimin e potencialeve të dy kombeve.

“Jetojmë në post-modernizëm. Çështja kombëtare e një vendi…në 1945 me rithemelimin ishin 50 shtete anëtare në OKB. Sot janë 192 shtete anëtare, plus shtete të tjera në Këshillin e Përgjithshëm të OKB. 75 vite janë asgjë, në historinë e njerëzimit. Komb-shteti do të jetë këtu përgjatë shekullit 21.”

Boiken Abazi tha po ashtu se Shqipëria dhe Kosova janë të dobëta sepse nuk janë të bashkuara. Ndërsa theksoi se beson që projekti shqiptar mund të realizohet përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, e të votojë si Shqipëria e Kosova të bashkuara.

“Ne besojmë që duhet të realizohet përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, që të votojmë Shqipëri e Kosovë të bashkuar. Narrativa për çështjen kombëtare dobësohet, duke na thënë se nuk mund të ngremë një botëkuptim mbi veten dhe botën, nisur nga çështja kombëtare. Pra, kombi ynë nuk do ta çojë çështjen e vet përpara.  Kapitali akumulohet brenda komb-shteteve më të mëdha të botës. Kombi, përmes kombit tonë, është mënyra sesi mbrohemi, gëzojmë të drejtat tona politike dhe ekonomike…Mbase jemi të dobët sepse nuk jemi të bashkuar. Shqipëria dhe Kosova, këtu duhet të ishin dy çerek vota, mbase më pak, në mungesë të sovranit të brendshëm, të një ekonomie të fortë, sigurisht që ne nuk do mund të avanconim të drejtat tona si komb. Projekti kombëtar i shqiptarëve është i vlefshëm jo si projekt që synon vendosjen e hegjemonisë ndaj kombeve të tjera, por si një projekt anti-kolonial. Është çlirimtar, jo kundër tjetrit. I çliron potencialet tona, për ekonominë, arsimin…Ne besojmë që duhet të realizohet përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, që të votojmë Shqipëri e Kosovë të bashkuar.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!