Çështja “Griezmann”: Gjobë simbolike, bie poshtë kërkesa e Atleticos

schedule14:43 - 26 Shtator, 2019

schedule 14:43 - 26 Shtator, 2019

Barcelona ka shpëtuar me një gjobë të vogël për çështjen Antoine Griezmann. Komiteti i Garës ka vendosur një gjobë prej 300 eurosh për klubin spanjoll, ndërkohë që një nga hetuesit propozoi edhe mbylljen e stadiumit. Kjo kërkesë u hodh poshtë, për shkak se një dënim i tillë mund të jepet për shkelje të një tjetër natyre.

Atletico e Madridit kishte denoncuar në lidhje me transferimin e Griezmann dhe synonin të përfitonin shumën e 80 milionë eurove. Ata pretendonin se bisedimet ishin bërë gjatë kohës që klauzola ishte 200 milionë euro, ndërsa firma erdhi në verën e vitit 2019, kur klauzola ishte ulur në 120 milionë euro.

Nënshkrimi i kontratës mes Barcelonës dhe Griezmann, përpara 1 korrikut, nuk provohet dot nga Komiteti i Garës. Komisioni ka marrë të mirëqenë nisjen e bisedimeve në atë periudhë pa njoftim paraprak me shkrim, por nuk konsiderohet një shkelje e rëndë. Kjo edhe për shkak të njoftimit që lojtari i kishte bërë klubit për t’u larguar. /abcnews.com