Çështja e “Tires”, Artan Hoxha: SPAK të hetojë dhe vetëvrasjet e pacientëve në spitalet Covid

schedule12:43 - 24 Shkurt, 2021

schedule 12:43 - 24 Shkurt, 2021

Gazetari investigative, Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC këtë të mërkurë ka komentuar çështjen e shumëpërfolur të arrestimit të bashkëpuntorëve të “Tires”, dhe lirimin e infermieres dhe sanitares një ditë më parë.

Hoxha në fjalën e tij është shprehur se opinioni publik nuk duhet që të merakoset për këtë pasi ato sërish janë nën hetim.

Ndër të tjera ai ka kërkuar që SPAK të merret dhe me zbardhjen e 5 rasteve të vetëvrasjes së pacientëve në spitalet Covid.

“Ajo që tërheq vëmendje është se gati 98% të dosjeve i kryejnë prokuroritë e rretheve dhe jo SPAK. SPAK tashmë është në qendër të vëmendjes dhe ne deri më tani 2 ose 3 prokurori kemi parë që kanë bërë ndonjë lëvizje ndërsa pjesa tjetër është gufosje me dosje jo shumë rëndësi.

Arresti me burg nuk do të thotë që patjetër një person të dënohet pasi është thjesht një masë sigurie. Kujtojmë dhe rastin e Fullanit që u mbajt në burg, prokurorë tanë e shikojnë si masë primare qëndrimin në burg por thjesht një masë sigurie. Në rastin e “Tires”, ajo që do të thoja unë se publiku reagoi pas lajmit të lirimit të tyre por ato nuk janë lënë të lira pasi janë nën hetim, apeli që kam unë për SPAK është që të bashkojë me këtë hetim edhe 5 rastet e vetëvrasjes në spitalet Covid. Autoritetet duhet të hetojnë në lidhje me letrën e shumë përfolur që nuk i është dërguar askujt”, ka thënë Hoxha.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!