“Çështja e selisë mund të zgjidhej shumë thjeshtë”/ Kthupi: PD s’mund të kthehet në betejë për mure, të krijojmë frymë dhe vizion politik

schedule20:42 - 13 Nëntor, 2023

schedule 20:42 - 13 Nëntor, 2023

Sekretari për Çështjet Elektorale dhe mbrojtësi ligjor në Partinë Demokratike, Rezart Kthupi thotë se Lulzim Basha nuk po e mban partinë, por është kryetar i kësaj force politike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kthupi u shpreh se çështja e selisë, në të cilën aktualisht e mban ish kryeministri Sali Berisha, mund të zgjidhej shumë thjeshtë.

Por sipas tij, PD nuk mund të kthehet në një betejë për mure dhe tulla dhe shtoi se ajo që i duhet kësaj force politike,  është të krijojë frymë dhe vizion politik,

“Zoti Basha nuk e mban partinë, zoti Basha është kryetar i partisë. Keni dy palë që vetëidentifikohen dhe vetënjihen si PD dhe ke një palë që e njeh, një gjykatë, KQZ, tatim taksa, QKB, parlament e njohin si Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne mund ta kishim zgjidhur çështjen e selisë shumë thjeshtë, ajo që gjykojmë është që PD nuk mund të kthehet në një betejë për mure dhe tulla. Ajo që ne na duhet është të krijojmë frymë dhe vizion politik, dhe këtë vizion politik ta shtjellojmë te njerëzit. Ky vendim nuk e pengon çështjen e inrastrukturës së partisë. Ky vendim ishte për të regjistruar në gjykatë ndryshimet statutore të vitit 2023. Nëse këto vendime nuk regjistrohen në gjykatë, çfarë ndodh? Nga ana ligjore, asgjë. Statuti vazhdon trë jetë i zbatueshëm për strukturat e brendshme në parti”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!