Në një komunikim për mediat Fatmir Mediu u shpreh se për çështjen e Gërdecit, tha se Prokuroria duhet të bëjë të pamundurën që dëshmitarët të jenë të gjithë pjesë e procesit dhe secili të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.
Gjithashtu shtoi se çdo akt nga Ministria për çështjen e Gërdecit ka qenë në përputhje me ligjin.
“Nëse ka mangësi në mënyrën se si ka proceduar Prokuroria, nuk është përgjegjësi kjo e mbrojtjes. Në atë që lexoi gjyqtarja rezultoi se ka nevojë për përmirësim. Është kompania që ka pasur kontratën dhe ka bërë procesin e demontimit dhe transaksionet e ndryshme të këtij procesi. Dhe duhet çdo element që është marrë me këtë proces të ishte pjesë e dëshmisë”, tha ai.
/abcnews.al/