Çështja e emigracionit, Scholz: Nuk duhet të braktisim Greqinë dhe Italinë

schedule12:24 - 8 Qershor, 2023

schedule 12:24 - 8 Qershor, 2023

Kancelari gjerman në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera:, tha se nuk duhet të lëmë vetëm Greqinë dhe Italinë, për sa i përket çështjes së emigracionit.

“Para së gjithash, Italia, Greqia dhe vendet e tjera të Mesdheut po përballen me një sfidë të madhe, sepse numri i refugjatëve që vijnë në kufijtë e tyre po rritet.

Nuk mund të lëmë vetëm Italinë dhe vendet e tjera, por duhet të adoptojmë një qasje të bazuar në solidaritet dhe ndjenjën e përgjegjësisë”, tha fillimisht Scholz dhe shtoi:

“Gjermania nga ana e saj, është veçanërisht e prekur nga migrimi. Vitin e kaluar mbi një milion burra dhe gra nga Ukraina gjetën mbrojtje në vendin tonë dhe, në të njëjtën kohë, 230,000 refugjatë të tjerë nga vende të tjera erdhën në Gjermani.

Për këtë arsye, ne kemi nevojë për solidaritet, me ndjenjën e përgjegjësisë dhe njohurive nga ana e shteteve anëtare të BE-së, gjithashtu kemi nevojë për respektimin e rregullave të ndryshme që kanë të bëjnë me këdo që kërkon mbrojtje, në lidhje me procedurat për dhënien e azilit dhe integrimin në vendet e Bashkimit”.

Për sa i përket luftës në Ukrainë, kancelari tha se nuk dihet se kur kjo luftë do të përfundojë dhe se Putini ka në dorë aftësinë për ti dhënë fund luftës menjherë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!