Çështja e detit, Mitsotakis-Rama: Procedurat për Hagën po përshpejtohen

schedule15:22 - 14 Qershor, 2021

schedule 15:22 - 14 Qershor, 2021

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ranë dakord të përshpejtonin negociatat, pas zgjedhjeve në Shqipëri, për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim referimin e caktimit të kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama falënderoi Kryeministrin për shpërndarjen falas të 20,000 vaksinave në Shqipëri, shkruan abcnews.al.

Kyriakos Mitsotakis përsëriti interesin e qëndrueshëm të Greqisë për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.

Lexo edhe:Çështja e detit, Rama: Vendosëm qe t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare

Në fund Mitsotakis, përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!