Çështja e detit me Greqinë, eksperti: Grupi negociator është paplotë, zgjerimi cenon hapësirat detare të Shqipërisë

schedule13:25 - 13 Tetor, 2022

schedule 13:25 - 13 Tetor, 2022

Çështja e detit me Greqinë është e komplikuar dhe nuk mund të zgjidhet në kohë të shkurtër, thotë në studion e Abc Live me gazetare Sibora Bitri, Osman Metalla, ekspert për çështjen e detit.

Metalla analizoi mangësitë e palës negociatore shqiptare, duke thënë se sipas ekspertëve shtrirja e Greqisë me 12 milje cënon hapësirat detare të Shqipërisë.

Ai tha se grupi negociator është i paplotë dhe se për çështjen e detit kanë folur më së shumti politikanët dhe jo ekspertët e çështjes, fakt që sipas tij dëmton Shqipërinë.
Nëse çështja shkon në Hagë, rezultati do të jetë i papërshtatshëm për ne, tha eksperti.

“Çështja e detit është komplikuar dhe nuk zgjidhet në kohë të shkurtër. Ekspertët thonë se shtrirja e Greqisë me 12 milje cënon hapësirat tona detare.
Por nga ana e saj pala shqiptare ka deklaruar që ky zgjerim nuk na cënon. Fjalën duhet ta kenë vetëm ekspertët. Këtu ka folur vetëm politika.

Ka kontradiktë medimesh. Jemi në kushte të deklarimeve kontradiktore. Nëse nuk do të ketë më negociata, e udhës do të ishte që negociatat të shteronin. Nëse çështja shkon në Hagë, rezultati do të jetë i papërshtatshëm për ne. Sot grupi negociator është i paplotë. Kjo e dëmton çështjen. Nëse palët shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare, duhet të ngrihet një grup ekspertësh. Qeveria shqiptare duhet të mendojë një buxhet të caktuar, të huazohet një studio”, tha eksperti në studion e Abc Live./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!