Çështja “Dvorani”, KLGJ shtyn vendimin ndaj kreut të KED dhe kërkon ekspertizën e huaj

schedule13:32 - 5 Maj, 2020

schedule 13:32 - 5 Maj, 2020

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është përgjigjur ditën e djeshme për letrën e Presidentit Meta drejtuar KLGJ-së, ku ky i fundit ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të gjyqtarit.

Përmes një letre drejtuar KLGJ-së, Dvorani tha se Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, ndërsa shtonte se KLGJ nuk ka kompetencë të shqyrtojë çështjen e mandatit të tij.

Por KLGJ është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ardian Dvoranit.

KLGJ u vu në lëvizje me shkresë të Presidentit Ilir Meta.

https://youtu.be/iYd0CptzXd4

Në këtë mbledhje të KLGJ u vendos me shumicë votash që Ardian Dvoranit ti vihet në dispozicion dokumentet për procedurën e ndjekur për emërimin e 3 gjyqtarëve në Gjykatën e lartë.

Ndërkohë që Erjon Muharreni deklaroi në këtë mbledhje se Gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndrn  në detyrë deri në mbërritjen e pasardhësit ndaj për këtë arsye duhej marrë një mendim tjetër i partnerëve.

Sakaq, KLGJ me votën e shumicës së anëtarëve ka vendosur se për cështjen “Dvorani” duhet të pritet edhe mendimi i partnerëve të huaj./abcnews.al