Çështja Çinari: Dy gjyqe në CAS, Partizani fut në valle edhe Vllazninë

schedule21:48 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:48 - 17 Nëntor, 2020

CAS ka publikuar datën e gjyqit të Partizanit për çështjen Erald Çinari. Të kuqve FIFA u bllokoi merkaton për tre sesione në verë, ndërkohë që pati edhe një gjobë që kap shifrën e 80 mijë eurove dhe që duhet paguar nga kryeqytetasit dhe sulmuesi shkodran.

Vendimi i FIFA u apelua nga Partizani dhe tani CAS njofton se me 15 dhjetor klubi i kuq do të përballet me FIFA-n, kroatët e NK Istra, Çinarin dhe Vllazninë.

Nga ana tjetër edhe vetë Çinari ka shkuar në CAS kundër FIFA-s dhe NK Istra. Këta të fundit ishin ata që paditën lojtarin dhe Partizanin. Nënshkrimi i dy kontratave është i ndaluar dhe FIFA dënoi klubin shqiptar dhe sulmuesin shkodran. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!