Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live”, foli dhe për çështjen CEZ-DIA, që po hetohet prej 3 vitesh nga SPAK. Ai tha se kjo çështje është drejt përfundimit dhe ka përfituar jo vetëm Ilir Meta, por dhe Shkëlzen Berisha. Ky i fundit, sipas avokatit, ka përfituar nga kjo aferë plot 6 milionë euro.
“Kjo çështje ka qene e përfunduar që kur u fut në burg Ismaili, por Berisha, Meta dhe gjithë klani i tyre ishin shumë të fuqishëm dhe shumë imponues mbi prokurorinë dhe gjykatën dhe nuk i lejuan ata që të bëheshin pjesë e hetimit dhe Ilir Metën dhe persona të tjerë pranë tij dhe Shkëlzen Berishën, që ka përfituar 6 milionë euro nga kjo aferë.
Sepse vendosën veton antiligjore me atë pozicionin e të pandëshkueshmëve dhe për rrjedhojë atje u bë kurban vetëm Ismaili. Kurse në rastin konkret, SPAK ka disa prova të reja të cilat SPAK i ka bërë pjesë të dosjes, njëra prej tyre është një letër-porosi që ka ardhur nga Austria, ka probleme dhe të dhëna që e sjellin në binarët e prodhueshmërisë këtë aferë kundër shqiptarëve”, tha Beqiri./abcnews.al