Çështja “Beleri”/ Nazarko: Shqipëria po luan në mbrojtje; Ja çfarë duhet të bëjmë

schedule18:40 - 31 Gusht, 2023

schedule 18:40 - 31 Gusht, 2023

TIRANË- Analisti Mentor Nazarko ka folur për çështjen “Beleri”, dhe deklaratave të artikuluar nga Shqipëria, në përgjigje të pretendimeve të Greqisë. Ai u shpreh në “Ballkan Update’ se Greqia çështjen Beleri e trajton në kornizat e të drejtës kushtetuese, ndaj kjo qasje për Nazarkon nuk duhet neglizhuar.

Sipas analistit, është e habitshme se si Shqipëria nuk ka lobuar për të afirmuar të vërtetën tonë në lidhje me Belerin.

Sipas tij, atë që nuk e kemi bërë ne, kanë zgjedhur ta adresojnë pjesëtarë të opozitës greke, të cilët Belerin e përmendin si individ të përfshirë në Masakrën e Peshkëpisë.

 “Greqia e shtron çështjen Beleri në këndvështrimet e kornizat e të drejtës kushtetuese. Pra ajo thotë se për sa kohë prezumimi i pafajësisë është i vlefshëm, sa kohë ai, nuk rrezikon të rrezikojë provat dhe të kërcënojë dëshmitarët, ai mund të betohet dhe pastaj nëse dënohet me formë të prerë ai mund të humbasë mandatin. Greqia bën një lojë më të sofistikuar se kaq. Ajo që del nga kjo intervistë është që Rama, ndonëse zbutjes retorike, Rama insiston të blejë kohë. Kjo është cilësia e parë që del prej kësaj interviste. Së dyti, lë të kuptojnë se  vetëm kur të ketë vendim të formës së prerë  ne do shqyrtojmë humbjen e mandatit diçka që se kemi bërë me të tjerët, psh me të Dibrës dhe të tjerë dhe në ndërkohë ajo që mua më habit  është se nuk kanë dalë zëra autoritarë nga Shqipëria, apo në planin rajonal të lobuar nga Shqipëria të cilët të afirmojnë të vërtetën tonë. Cila është e vërteta jonë? E vërteta është dosja e Belerit. Çfarë është Beleri edhe për të drejtën greke.  E kanë bërë përfaqësues të opozitës greke këtë, të cilët kanë treguar se ky është një njeri i dënuar për përfshirjen në masakrën e Peshkëpisë dhe një akuza e transformuar pastaj në kontrabandë armësh. Ne nuk e kemi bërë këtë”, tha Nazarko.

Ai theksoi se Shqipëria për fat të keq po luan në rol mbrojtës në kohën kur Greqia nxjerr çështjen e pronave.

Sipas Nazarkos, Shqipëria, veçanërisht komuniteti bektashian, duhet të kërkojë pronat atje, pasuria e të cilave vlerësohet në shuma të konsiderueshme.

“Zoti Mitsotakis për të  cilin Rama luan me elegancë për të mos qenë simetrik, riaktivizon një çështjen të tij për ta dobësuar pozitiven negociale të Shqipërisë në arenën rajonale. Ne çfarë bëjmë?  Ai ngre një çështje të tillë siç është ajo e pronave , pse ne, veçanërisht komuniteti bektashian, nuk ngremë çështjen e pronave të komunitetit bektashian atje, ku kanë qenë teqe me pasuri të konsiderueshme. Ne jemi në defensivë. Ndërkohë kur Greqia ka gjetur një kënd, i cili është shumë efektiv. Kush e nënvlerëson qasjen greke gabon. Grekët po luajnë në ekzaktësisht në këndin e drejtësisë. Ai mund të betohet thotë Greqia, pavarësisht se është në gjyq, sepse nuk ka vendim të formës së prerë. Kjo është thelbi”, tha ai. /n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!