Çështja “Beccheti”, Grida Duma: Sagë mashtrimesh për hakmarrje politike

schedule17:18 - 14 Tetor, 2021

schedule 17:18 - 14 Tetor, 2021

Deputetja demokrate Grida Duma është ndalur sërish tek çështja “Beccheti”.

Nga foltorja e Kuvendit, Grida Duma tha se kjo është një sagë mashtrimesh ndërsa ka shtuar se për hakmarrje politike Edi Rama u dha një faturë shumë të rëndë për shqiptarët.

“120 milion do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milion euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju. Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është kjo ka ndodhur. Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër. Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja Beccheti dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste. Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë”, tha Duma. /abcnews.al/