“Ç’është kjo mjau mjau” U bë hit, këngëtari i famshëm grek zbulon paragjykimin mbi këngën e tij

schedule22:30 - 12 Qershor, 2021

schedule 22:30 - 12 Qershor, 2021

Devis Xherahu ka bashkuar sërish forcat me një këngëtar grek për të risjellë një ndër këngët më të bukura greke.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur e hitit “Aggele mou” Panos Psaltis, me të cilin kanë realizuar edhe një version shqip të kësaj kënge shumë të njohur.

Ata kanë qenë të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për të folur për bashkëpunimin e tyre dhe për të performuar disa hite.

Ata kanë treguar se njiheshin shumë vite më përpara dhe në momentin që Panos i ka prezantuar këngën “Aggele mou” pronarit të lokalit ku ata punonin, e ka  nënvlerësuar duke mos pranuar që ai ta luante aty.

Historia merr rrjedhë tjetër, kur pas 2 javësh kjo këngë kthehet në hitin e momentit asokohe në Greqi.

“Ne kemi punuar në një lokal dhe më thotë Devi kam bërë një këngë shumë të bukur. E dëgjova, më pëlqeu shumë dhe i thash që ky është sukses. Do i them pronarit që do ta vendosim në program, ndërsa pronari thotë ç’është kjo këngë?

Ç’është kjo mjau mjau? Se ata donin këngë më ritmike. Kalojnë 2-3 javë dhe Panos ishte ftuar në një emision shumë të fuqishëm në Greqi. E rastisa në televizior dhe direkt mora pronarin dhe i thash hape pak televizorin.

Dëgjoje pak mjau mjau që sot është numër një në Greqi. Si ka mundësi më tha, do ta thërras të vijë. Tani nuk të vjen as me miliona i thashë unë se tani ai s’do ai të vijë”, ka treguar Devis Xherahu./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!