Cesare Battisti mbërrin në Itali

schedule19:33 - 14 Janar, 2019

schedule 19:33 - 14 Janar, 2019

Ka mbërritur në Itali terroristi Cezare Battisti, i cili pas 37 vitesh në arrati tashmë do të vuajë dënimin me burg të përjetshëm pa të drejtë apeli apo ulje dënimi. Gjashtë muajt e parë ai do i kalojë në qeli izolimi.

Cesare Battisti ka mbërritur në Itali. Avioni nga Bolivia në të cilin udhëtonte terroristi u ul në mesditë në aeroportin roman të Çamppinos. Battisti u arrestua të shtunën në Santa Kruz de la Siera. Për ish liderin e  PAK, të dënuar me burgim të përjetshëm, tashmë është bërë gati një qeli në burgun e Rebibias në Itali. Në aeroport ndodheshin ministri italian i Drejtësisë, Alfonso Bonafede, dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini.

Cesare Battisti zbriti nga avioni pa pranga, madje duke iu dhuruar reporterëve të shumtë të pranishëm dhe buzëqeshje si dhe foli me agjentët e policisë që e ruanin. Ai tashmë do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë apeli apo uljeje dënimi. Ndërkohë hetuesit italianë po përpiqen të zbulojnë emrat e atyre që kanë mbështetur arratinë disa vjeçare të tij. Në gjashtë muajt e parë ai do të jetë vetëm, në një qeli izolimi dhe më pas do të transferohet në një burg të sigurisë së lartë.

Salvini u shpreh entuziast duke thënë se më në fund vrasësi komunist Battisti do të vuajë dënimin në vendin ku ka kryer krimet. Në një mesazh në Twitter ai shkruan se u deshën 37 vjet për të arritur në këtë ditë. Më tej Salvini falenderoi në emër të 60 milionë italianëve forcat e rendit duke thënë se një vrasës i cili nuk ka kërkuar asnjëherë falje më në fund është në burg./abcnews.al