Cërrik-Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Cërrik që më pas ka degraduar në përdorimin e thikës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, dhe një 24-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë një 37-vjeçar.
Ndërkohë autori është arrestuar nga policia, ndërsa 37-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu 37-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë pasi në automjet i është gjetur shkop bejsbolli.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/