Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çernobili, rrezik bërthamor/ U godit nga bombardimet, dëmtime në strukturën e reaktorit

schedule10:48 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 10:48 - 6 Dhjetor, 2025

Mburoja mbrojtëse e Reaktorit bërthamor të Çernobilit e cila u godit nga një sulm me dron në muajin shkurt, nuk është më në gjendje të kryej funksionin e saj kryesor të bllokimit të rrezatimit. Konstatimi u bë publik këtë të shtunë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Sulmi me dron në shkurt krijoi një vrimë në strukturën e quajtur “Strukutra e re e Mbrojtjes së Sigurtë”, një mburojë çeliku kjo e cila u ndërtua me shumë mund në kuadër të një iniciative europiane me vlerë 1,5 miliardë euro. Kjo strukturë u përfundua në vitin 2019 dhe u vendos mbi reaktorin e dëmtuar të vitit 1986, me qëllim për të izoluar rrezatimin gjatë dekadave të ardhshme sa i përket materialit bërthamor të shkrirë.

Sipas Agjencisë Ndërkombetare të Energjisë Atomike, inspektimi i kryer javën e kaluar zbuloi se goditja e dronit ka dëmtuar aftësinë e kupolës mbrojtëse për të siguruar mbylljen hermetike të rrezatimit. Megjithatë, inspektorët njoftuan se strukturat mbajtëse dhe sistemet e monitorimit nuk kanë pësuar dëmtime të përhershme.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombetare të Energjise Atomike, Rafael Grossi, deklaroi se disa riparime paraprake janë bërë, por “kërkohet restaurim i plotë për të parandaluar degradimin e mëtejshëm dhe për të garantuar sigurinë bërthamore afatgjatë”.

Sipas OKB-së, autoritetet ukrainase njoftuan më 14 shkurt se droni kishte një ngarkesë shpërthyese, shkaktoi zjarr dhe dëmtoi veshjen e jashtme mbrojtëse të reaktorit. Ukraina akuzoi Rusinë për sulmin, por Moska mohoi çdo përfshirje. Autoritetet ndërkombëtare konfirmuan asokohe se nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe nuk pati rrjedhje.

Zona e Çernobilit u pushtua nga forcat ruse për më shumë se një muaj gjatë fazës së parë të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, ndërsa trupat ruse tentuan të avancojnë drejt Kievit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!