Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cerezo tallet me Barçën: I paguaj unë 300 eurot, kam një dëshirë për Griezmann

schedule20:09 - 27 Shtator, 2019

schedule 20:09 - 27 Shtator, 2019

Atletico Madrid është gati për derbin kundër Realit. Presidenti Enrique Cerezo nuk e fsheh nervozizmin që transmeton kjo përballje, por ai ka besim te fitorja e ekipit të tij.

Në një ndeshje derbi të gjithë bëhen më nervozë sesa zakonisht. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por kam besim se do të fitojmë”, komenton Cerezo për “Cadena Cope”. Kreu i klubit “colchoneros” ndalet edhe te Antoine Griezmann dhe nuk i kursen thumbimet për klubin e Barcelonës, që u gjobit me 300 euro në lidhje me negociatat e bëra me sulmuesin francez

I paguaj unë 300 eurot me të cilat u gjobit Barcelona. Kjo lloj rregulloreje nuk është normale. Dua që Barcelona, ambienti dhe tifozët, ta trajtojnë Griezmann ashtu siç e kemi trajtuar ne. Nëse do takohesha me të, e sigurt që do e përshëndesja”, përfundon Cerezo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!