Antoine Griezmann kaloi pesë sezone fantastike tek Atletico Madrid (2014-2019). Prej dy vitesh është pjesë e Barcelonës, por nuk ia ka dalë të përshtatet në mekanizmat e skuadrën katalanase dhe të lërë shenjën e tij.
Prej ditësh qarkullon në media ideja e një shkëmbimi mes Barcelonës dhe Atletico Madrid. Sulmuesi francez prapakthehu te kampionët e Spanjës dhe Saul Niguez drejt “Camp Nou”, për t’u vendosur nën urdhrat e Roland Koeman.
Pavarësisht vlerësimit për kualitetin që ka, tifozët “Colchoneros” vështirë ta falin Griezmann, i cili insistoi për t’u larguar nga skuadra e tyre e zemrës dy vite më parë. Barcelona pagoi 120 milion euro për kartonin e tij.
Rreth mundësisë së rikthimit të goleadorit në Madrid ka folur edhe Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid. “Nuk e di nëse ai do të rikthehet apo jo, mendoj se nuk po flisni me personin e duhur, unë nuk di gjë…
Nuk besoj që tifozët tanë mund ta falin Griezmann, në rast se ndodh rikthimi i tij tek Atletico“, theksoi për Europa Press kreu i klubit iberik. /abcnews.al