Është zhvilluar ditën e sotme ceremonia për certifikimin e kursantëve që kanë përfunduar kursin e 18-të për “Patrullë të Përgjithshme”, ceremonia e fillimit të studimeve të kursantëve të rinj në Kolegjin Profesional të Formimit Policor dhe të fillimit të kursit për “Specialist për Hetimin e Krimeve”, për studentët që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se tashmë është një kapitull i ri për të shërbyer si një gjenerator i vërtetë energjie.
“E sotmja është një ditë e rëndësishme në përballjen tonë me sfidën e madhe për ta rinuar Policisë e Shtetit. Por është edhe një kapitull i ri për të shërbyer si një gjenerator i vërtetë energjie. E sotmja është një ditë e rëndësishme edhe për familjet tuaja që sot kanë arsye të jenë krenar për profesionin e zgjedhur nga fëmijët e tyre. Sondazhet e fundit në tregojnë për një mbështetje më shumë se 70 % e shqiptarëve për Policinë e Shtetit. Policimi është një profesion fisnik që kërkon integritet. Vijojeni me kurajë përpjekjen për t’u bërë punonjës i devotshëm. Jemi në fazë të rëndësishme të vetëpastrimit të policisë. Përballë sfidave roli i zbatueshëm të ligjit bëhet më kompleks. Nga lufta kibernetike, krimi i organizuar forca duhet të jetë inovatore për t’i shërbyer publikut. Vetëpastrimi i brendshëm, angazhimi për rritjen e pagave janë hapat tonë për ta bërë Shqipërinë kampione të Ballkanit”, ka thënë ai.
/abcnews.al/