CEO i Twitter: Pezullimi ndaj Trump “i drejtë”, por i “rrezikshëm”

schedule08:24 - 14 Janar, 2021

schedule 08:24 - 14 Janar, 2021

Udhëheqësi i rrjetit social, Twitter, Jack Dorsey ka qëndruar mbrapa vendimit për t’i ndaluar presidentit amerikan, Donald Trump qasjen në këtë platformë, mirëpo ka pranuar se ky veprim përbën shembull të rrezikshëm.

Dorsey, kompania e të cilit është kritikuar pasi i ka bllokuar llogarinë Trumpit, ka thënë se beson se “ky ka qenë vendimi i drejtë për Twitterin”.

Sipas tij, ky rrjet social “është përballur me rrethana të jashtëzakonshme, duke na detyruar të gjithëve që të fokusohemi në veprimet tona për siguri publike”.

Twitter ka fshirë llogarinë e Trumpit javën e kaluar, duke cituar rrezikun e dhunës në të ardhmen, pas sulmit në Kongres nga mbështetësit e presidentit./abcnews.al