Vaksinimi kundër koronavirusit, të paktën asaj të Pfizer, nuk garanton që vaksinuarit nuk e transmetojnë Covid.
“Mendoj që është diçka që duhet ekzaminuar. Nuk jemi të sigurt për këtë”, tha CEO i kompanisë amerikane, Albert Bourla, kur u pyet nga gazetari i NBC, Lester Holt, nëse një dozë e vaksinës do të parandalonte infektimin e të tjerëve.
Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj është 95% efektive në parandalimin e Covid-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, por gjatë analizave, kompania nuk ka mbledhur të dhëna nëse personat vullnetarë që morën vaksinën infektuan të tjerë apo jo.
Britania miratoi vaksinën e Pfizer Inc, dhe të martën do të fillojë programi më i rëndësishëm i vaksinimit masiv në histori.
Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë (MHRA) dha miratimin e përdorimit emergjent të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe partneri gjerman i bioteknologjisë BioNTech, e cila ata thonë se është 95% efektive në parandalimin e sëmundjes, vetëm 23 ditë pasi Pfizer publikoi të dhënat e para nga faza e saj përfundimtare./abcnews.al