CEO i Google i shqetësuar: Inteligjenca artificiale si armë bërthamore

schedule14:49 - 18 Prill, 2023

schedule 14:49 - 18 Prill, 2023

Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai është shprehur në një intervistë për mediat amerikane se duhet të ketë një rregullator mbi inteligjencën artificiale njësoj siç është traktati për armët bërthamore.

Pichai deklaroi se inteligjenca artificiale mund të jetë shumë e dëmshme nëse ajo përdoret në mënyrë të gabuar.

Krahasimi i rrezikshmërisë se inteligjencës artificial me armët bërthamore sipas Pichait lidhet me konkurrencën që po krijohet në sektorin e teknologjisë ku gjithnjë e më shumë synohet të bëhen gjëra akoma më të jashtë zakonshme.

E gjitha kjo dëshirë për konkurrencë sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë Google mund të sjellë rritje të shqetësimeve mbi sigurinë e të dhënave.

Sundar Pichai deklaroi se qeveritë në mbarë botën do të duhet të krijojnë një kuadër rregullator mbi përdorimin e inteligjencës artificiale.

Një tjetër problem sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë Google mund të jetë krijimi I përmbajtjeve audio-vizuale me synim dezinformues.

ChatGPT i cili doli në treg nga kompania OpenAI është një model gjuhësor I cili krijon përgjigje të besueshme mbi pyetjet që I bëhen bazuar nga modele të dhënash të cilat gjenden në internet.

Inteligjenca Artificiale po konsiderohet gjithnjë e më tepër si një kërcënim mbi njerëzimin pasi egziston frika se në të ardhmen ajo mund të zëvëndësoj disa profesione.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!