Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar. Sulmuesit në verë i aktivizohet klauzola që e lejon të largohet për 75 milion euro.
Kjo shifër është më e ulët se vlera e tij e treguat dhe janë disa klube që duan të përfitojnë. Sigurisht ato duhet të paguajnë komisione dhe një pagë të lartë për Haaland.
Në lidhje me të ardhmen e sulmuesit norvegjez ka folur edhe CEO i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke. Për “Bild” ai ka deklaruar:
“E di që të gjitha klubet kryesore europiane e duan atë, veçanërisht Real Madrid. Interesimi i madh i Real Madrid është konfirmuar.
Mendoj se liga spanjolle do t’i përshtatej më mirë se Premier League atij. Gjithsesi ne shpresojmë që ai të qëndrojë te Borussia”. / abcnews.al
#BVB CEO Aki Watzke on Erling Haaland’s future (Bild live): “I know that all European top clubs want him especially Real Madrid. The big interest of Real is confirmed. I think someday the Spanish league would fit better to him than the English. In general we’re hoping he stays.“
— Patrick Berger (@berger_pj) December 19, 2021