CEO i Apple: Në të ardhmen Inteligjenca Artificiale do diagnostifikojë problemet shëndetësore

schedule13:38 - 29 Nëntor, 2023

schedule 13:38 - 29 Nëntor, 2023

Vitin e fundit të gjitha kompanitë e mëdha i janë drejtuar inteligjencës artificiale. Microsoft është investitori më i madh i OpenAI, ndërsa Alphabet tashmë ka krijuar programin e vet të quajtur ‘Bard’. Ai që ka mbetur “i heshtur” kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale është Apple.

E vërteta është se ka pasur disa raportime herë pas here në lidhje me planet e kompanisë për të hyrë më aktivisht në fushën e inteligjencës artificiale. Në fakt, ka raporte për krijimin e një AppleGPT të modeluar sipas ChatGPT të mirënjohur.

Megjithatë, tani për tani, Apple po përdor AI për funksione shumë më të thjeshta brenda produkteve të saj, sipas Tim Cook.

“Nëse dikush është klient i Apple, ai me siguri tashmë po përdor inteligjencën artificiale siç është në të gjitha produktet tona. Nëse dikush shkruan një mesazh ose një email dhe pajisja e tij përpiqet të parashikojë fjalinë tjetër, ai e bën këtë me ndihmën e inteligjencës artificiale. Kjo formë e inteligjencës artificiale është tashmë kudo sot”, tha CEO i Apple në një podcast të BBC.

Në një pikë tjetër të intervistës së tij, CEO me përvojë argumentoi se inteligjenca artificiale ka potencial të pakufizuar, por gjithashtu fsheh rreziqe të caktuara.

“Ajo që po mbledh kureshtjen e njerëzve është inteligjenca artificiale krijuese dhe përdorimi i modeleve të mëdha gjuhësore. Mendoj se është një fushë që mund të ndryshojë jetën e një personi. Në të ardhmen dhe jo sot, mund të ndihmojë në diagnostikimin e një problemi shëndetësor në një fazë të hershme.

Gjërat që mund të bëjë AI janë të pakufishme. Fatkeqësisht, mund të bëjë edhe disa gjëra që nuk do të jenë të mira. Ajo që i nevojitet AI krijuese është një “hartë rrugore” dhe disa rregullore. Unë mendoj se shumë qeveri në mbarë botën janë duke u fokusuar në këtë dhe ne po përpiqemi të ndihmojmë me këtë, “tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!