“Censi, nën goditjen e Greqisë”/ Frrok Çupi: Nuk është koha më e mirë për ta zhvilluar

schedule18:50 - 18 Shtator, 2023

schedule 18:50 - 18 Shtator, 2023

Ditën e sotme, në Shqipëri ka nisur zyrtarisht censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, por analisti Frrok Çupi shprehet se kjo nuk është koha më e mirë për ta zhvilluar.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Greqia do të ndërhyjë në këtë proces, pas asaj që po bën në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Sipas tij, Greqia është i vetmi vend ballkanik që ndërhyn në censet dhë çështjet nacionale në Shqipëri.

“Është një nga ngjarjet më të rëndësishme të shtetit, si gjithmonë, edhe kjo është një ngjarje e rëndësishme shumë, censi. Sigurisht, që shtetit shqiptar iu mbushën 10 vjet, aq sa duhet për një cens dhe duhet të bëjë censin. Por nuk është koha më e mirë për ta bërë këtë gjë, është nën goditjet e Greqisë, është i vetmi fqinj ballkanik, fqinji ynë, që ka vepruar dhe ka futur hundët nëpërmjet censeve dhe në çëshjet nacionale në vendin tonë. Ne kemi të tjera qëndrime me Serbinë, me Maqedoninë, Malin e Zi, por kurrë nuk ka ndodhur që të mund të përllogarisin numrin e njerëzve që përbëjnë jo etninë, por kombësinë e tyre, ndodhemi para këtij lloj rreziku. Vetë Greqia po paralajmëron se do të ketë një sulm tjetër. Greqia do sulmojë edhe sikur në Himarë, në Konispol, në Gjirokastër, të jetë numri i saktë i minoritarëve.

Do të kemi sulm tjetër me qëllim që të mund të shtojë numrin. Greqia ka funksionuar prej kaq vitesh me pensione, pasaporta, arsim, spitale. Vetë Beleri është një nga figurat e ngarkuara me barra shumë të mëdha në Greqi, si një autor bamirës që i dërgon njerëzit në spital, u jep njerëzve para. Ky është një rrezik që duhet ta themi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!