Informacioni që do të mblidhet në kuadër të Censit 2023 ka rëndësi për zhvillimin e vendit. Ekspertet theksojnë se ky proces ka për qëllim t’i sigurojë Parlamentit dhe qeverisë një informacion të besueshëm statistikor i cili do të përdoret për hartimin e politikave të duhura ekonomiko -sociale.
Ky cens vlerësohet edhe për impaktin që do të ketë në politikat vendore .
Agron Haxhimali u bën thirrje qytetarëve që të deklarojnë informacionin pa e shtremberuar.
Që prej së hënës në vend ka nisur procesi i anketimeve në terren i cili do zgjasë deri ne 28 tetor. Më pas nis faza e dyte e përpunimit të të dhënave./abcnews.al