Censi i popullsisë dhe banesave ka ecur me ritme të shpejta.
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga mbyllja e procesit të anketimit në terren Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli shpjegon se ecuria ka qenë pozitive dhe kjo nënkupton se do të respektohen afatet e vendosura më parë.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në disa zona të ketë një shtesë afati.
Drejtoresha e Instat thotë se kanë hasur edhe një sërë problematikash por i kanë zgjidhur ato në kohë .
Procesi anketimit në terren i cili po realizohet nga rreth 7 mijë persona dhe parashikohet që të përfundojë në 30 tetor ndërsa më pas nis faza e përpunimit të të dhënave./abcnews.al