“Censi, i manipuluar”/ Aleanca Maqedonase për Integrim: Nuk ishte i drejtë dhe transparent

schedule15:10 - 28 Qershor, 2024

schedule 15:10 - 28 Qershor, 2024

Përfaqësues të komunitetit maqedonas në shqipëri ishin ndër të parët që kundërshtuan rezultatet e censit.

Pak pas publikimit të të dhënave, partia aleanca maqedonase per integri deklaroi se rezultatet janë manipuluar.

Kryetari i Partise Aleanca Maqedonase tha të premten se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ishte i drejtë dhe transparent, dhe nuk u zbatuan standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostatit.

“Një nga problemet që kemi pasur gjatë periudhës përpara fillimit të censusist si dhe gjatë censusit ështe presioni nga ana e Bullgarisë që minoritetit maqedonas të deklarohet bullgar. Ky presion vinte pas njohjes nga Shqipëria në vitin 2017, të një minoriteti inekzistent bullgar brenda kufijve të saj, pas kërcënimit të Bullgarisë me vendosjen e vetos ne rrugën evropiane, ku sipas të dhënave zyrtare të censusve të realizuara ndër vite si dhe censusi i vitit 1989 dhe ai i fundit në vitin 2011, në Shqipëri nuk është vetdeklaruar asnjë banor si bullgar. Institucionet shqiptare nuk kanë mare asnjë masë për ti garantuar minoritetit maqedonas deklarim të lirë dhe të paanshëm pa presione të jashtme nga ana e Bullgarisë por kanë ndihmuar hapur autoritetet bullgare.”, tha Vasil Sterjovski.

Për këto arsye Vasil Sterjovski, kërkoi nga qeveria shqiptare realizimin e një censusi të ri nen monitorimin e nderkombetareve.

“Partia Aleanca e Maqedonasve per Integrim Europian, jo vetem qe nuk i njohe te dhenat e ketij censusi, te falsifukuar, per minoritetin maqedonas, por kërkojme edhe nga institucionet e vendit dhe ato nderkombetare që të bëjnë të njejtën gjë, sepse këto rezultate te falsifikuara dalin haptazi kundër rendit kushtetues dhe aspiratave europine të Shqipërisë. Prandaj kërkojmë realizimin e një Censusi të ri, në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, për të garantuar një proces të ndershëm dhe transparent që reflekton realitetin etnik të Shqipërisë.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!