Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Censi i Bujqësisë/ Miratohet drafti, do mbledhë të dhënat për tokat bujqësore dhe blegtorinë

schedule14:05 - 4 Qershor, 2026

schedule 14:05 - 4 Qershor, 2026

Shqipëria do të realizojë censin e bujqësisë. Vendimi është miratuar në mbledhjen  e qeverisë  dhe  censi do të  mbledhë të dhëna për tokën bujqësore, sipërfaqen e mbjelle, bagetite, bletarinë, punësimin në fermë, moshën dhe gjininë e personave të përfshirë në aktivitetet bujqësore.

I gjithë procesi vlerësohet se do të ketë një kosto prej 9.2 milion eurosh . Qëllimi kryesor i censit është  mbledhja e të dhënave  reale për bujqësinë shqiptare, sektor që vijon të mbajë një peshë të rëndësishme sociale dhe ekonomike, sidomos në zonat rurale.

Censi i Bujqësisë, do të realizohet në vend  14 vjet pasi është bërë ‘fotografimi’ i fundit i këtij sektori në Shqipëri. Numërimi pritet të zgjasë 4 javë, dhe ata që refuzojnë të japin informacion për punonjësit e INSTAT do të penalizohen me gjoba nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë.



Të dhënat e mbledhura nga censi do të shërbejnë  si bazë të dhënash për ngritjen e regjistrit statistikor të njësive ekonomike bujqësore, i cili do të mirëmbahet dhe do të administrohet vetëm nga INSTAT-i.

Po ashtu në projektligj parashikohet që censi të mbulojë 98% të sipërfaqes së përdorur për qëllime bujqësore, me përjashtim të kopshtarisë, si dhe 98% të njësive blegtorale në vend. Ndërkohë pyjet dhe kullotat publike nuk do të jenë pjesë e censit, përveç rasteve kur përdoren drejtpërdrejt nga njësi ekonomike bujqësore për aktivitetin e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!