Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/ Kufizon këqyrjen: Për çështje që prekin hetimin

schedule19:07 - 14 Janar, 2026

schedule 19:07 - 14 Janar, 2026

Prokuroria e Posaçme apo oficeri i policisë gjyqësore nuk do të mund të aksesojnë dhe të hapin çdo aplikacion, të një celulari të sekuestruar, të një individi që pyetet si person në dijeni dhe nuk është në hetim.

Kufijtë janë vendosur nga Gjykata e Kushtetuese pasi një rasti të ankimuar, të Onejda Ymerajt, që kjo gjykatë e publikuar në formë të arsyetuar dhe përfundimtare.

Ymeraj është pyetur si person në dijeni për një çështje hetimore për korrupsion dhe deklarim i rremë i pasurisë.



Për hetimin e këtij rasti, prokurorët kanë sekuestruar celularin e Ymerajt dhe prokuoria e posacme ka, ka vendosur kryerjen e ekspertimit teknik-elektronik të telefonit, me arsyetimin se në të mund të gjenden të dhëna me vlerë për hetimin. Për këtë janë këqyrur thirrjet hyrëse dhe dalës, mesazhet SMS dhe MMS, thirrje te humbura, numrat e kontaktit, fotot dhe regjistrimet audio e video e të dhënave të tjera, të fshira ose jo, nëse ekzistojnë dhe mund të rikuperohen.

Po ashtu, celulari është kontrolluar edhe për pjesën e logimeve dhe i navigimeve në faqe interneti, faqeve të klikuara, komunikimeve me palë të treta, komunikimeve në rrjete sociale (Facebook, Twitter, Instagram, Skype etj.), përmes opsioneve të chat-it online dhe aplikacioneve të instaluara në objektin e ekspertimit (Whatsapp, Viber, BBM etj.) nëse telefoni objekt ekspertimi ka opsione përdorimi të internetit. Si dhe i çdo të dhëne tjetër me rëndësi për hetimin.

Por Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kjo ndërhyrje, duke këqyrur dhe kompojuar çdo të thënë në celular është tejkalim dhe prek të drejtën e jetës private.

“Gjykata vlerëson se ka pasur ndërhyrje në të drejtën e kërkueses për të vendosur vetë për informacionin personal të lidhur me të dhënat personale dhe në fshehtësinë e korrespondencës”, thuhet në reagim

Vendimi i gjyqtarëve kushtetues ka qenë unanim për të vendosur kufizim në këqyrjen e celularëve, vetëm për pjesën që i shërben hetimit.

Kërkimi i të dhënave kompjuterike që përfaqësojnë të dhëna personale ose korrespondencë private duhet, në parim, thotë Kushtetuesja, të autorizohet me vendim paraprak të gjykatës. Ky vendim duhet të jetë i arsyetuar mjaftueshëm, në mënyrë që ndërhyrja të kufizohet vetëm në atë që është rreptësisht e nevojshme për hetimin, duke shmangur arbitraritetin.

“Vendimi duhet të përcaktojë, së paku, garancitë procedurale për minimizimin e ndërhyrjes, veçanërisht në drejtim të: (a) kufizimit të fushës së kërkimit, duke identifikuar pajisjen elektronike dhe, kur është rasti, sistemin ose sistemet e lidhura me të, si dhe duke përcaktuar objektin e kërkimit, llojin e të dhënave, fjalët kyçe ose kriteret e filtrimit dhe shtrirjen kohore”, thuhet në deklaratë.

Kushtetuesja kërkon dhe vendosjen e një kohë të qartë për ruajtjen dhe ekspozimin e të dhënave të marra.

Edhe në rastet e urgjencës, mënyra e kërkimit dhe e përzgjedhjes të të dhënave i nënshtrohet sërish kontrollit gjyqësor me kërkesë të prokurorit dhe është gjykata ajo që vendos përfundimisht për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike me rëndësi për hetimin.

Po kështu, në kontekstin e urdhrave për kërkim dhe sekuestrim, Gjykata ka theksuar se ato duhet të përmbajnë kufizime të qarta, në mënyrë që ndërhyrja të mos jetë potencialisht e pakufizuar dhe, për këtë arsye, joproporcionale.

Urdhri duhet të specifikojë fushëveprimin dhe kriteret e zbatimit, si dhe një minimum informacioni që mundëson mbikëqyrjen e ekzekutimit dhe verifikimin e respektimit të kufijve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!