Celula iraniane, Cakaj: Reale, lajmi nuk bëhet për të zhvendosur vëmendjen

schedule20:19 - 23 Tetor, 2019

schedule 20:19 - 23 Tetor, 2019

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Evropën, Gent Cakaj, ka deklaruar këtë të mërkurë se lajmi në lidhje me shkatërrimin e celulës iraniane që parashikonte sulme terroriste në Tiranës është i vërtetë dhe nuk po përdoret për të zhvendosur vëmendjen.

Sipas ministrit Cakaj, ky operacion i policisë tregon se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për t’u përballur me kërcënime të këtij lloji. Deklaratat, Cakaj i bëri gjatë një interviste përballë gazetares Mirela Milori në televizionin ABC News.

“Gjithçka ka qenë për komunikim me publikun është komunikuar nga Policia e Shtetit. Kjo është çka mund të them deri tani. Pritet që Ministria e Brendshme të vazhdojë komunikimin me publikun për të informuar publikun në shkallën që duhet të jetë i informuar publiku për këtë çështje. Lajmi është real dhe nuk lidhet me asnjë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga negociatat. Bëhet fjalë për një sukses të institucioneve të sigurisë, të cilat kanë parandaluar një sulm terrorist. Kjo tregon se Shqipëria posedon të gjitha kapacitetet për tu ballafaquar me kërcënime apo rreziqe të kësaj natyre”, tha Cakaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!